Publikohen datat e shfaqjeve për muzikalin Mbreti Luan në Teatrin e Kukullave
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë publikon datat dhe oraret e shfaqjeve për produksionin e ri artistik në skenën e Teatrit të Kukullave.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Melsi Qirici, ka bërë të publike datat për shfaqjen e muzikalit “Mbreti Luan”, e cila do të sjellë në skenën e Teatrit të Kukullave një përvojë artistike dhe argëtuese për fëmijët dhe familjet. Sipas njoftimit zyrtar, shfaqjet e këtij produksioni do të mbahen më 14, 15, 21, 22, 28 dhe 29 nëntor, në dy orare të ndryshme, prej orës 10:30 dhe 18:00.
Ky produksion i mundësuar nga MTKS-ja vlerësohet si më i madhi i këtij lloji të realizuar në Teatrin e Kukullave dhe premton të magjepsë vogëlushët përmes kukullave gjigante, muzikës, ngjyrave dhe surprizave të shumta gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, me gjithsej 20 shfaqje. Qirici ka bërë të ditur se kjo pritet të jetë ngjarja më e veçantë e këtij sezoni artistik. Krahas kësaj, në kuadër të festave kuqezi është përgatitur një program special me performanca artistike, ekspozita, punëtori pikture dhe një koleksion veshjesh nga fëmijët e QKKF-së.