Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Cassis: Zvicra respekton gjykatat ndërkombëtare, vendimet s’janë politike

Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, deklaron se shteti i tij nuk i komenton vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e tij në Prishtinë, është pyetur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Kryediplomati zviceran ka theksuar se vendimet e gjykatave ndërkombëtare nuk duhet të trajtohen si çështje të diskutimit politik, pasi ato janë vendime gjyqësore. «Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe Zvicra pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare, të gjykatave të ndryshme që janë të legjitimuara për të marrë këto vendime, dhe nuk i komenton ato, sepse ato janë vendime gjyqësore dhe jo një diskutim politik», ka deklaruar Cassis.

Cassis: Zvicra respekton gjykatat ndërkombëtare, vendimet s’janë politike
Foto: indeksonline.net

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme