Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Bie numri i pacientëve në Gostivar — 197 raste të reja për 24 orë

Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore në Gostivar është duke rënë, por megjithatë është shifër e lartë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GOSTIVAR — Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore në Gostivar është duke rënë, por megjithatë është shifër e lartë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për 24 orët e fundit , janë evidentuar gjithësej 197 pacientë të ri, gjegjësisht persona që për herë të parë kërkojnë ndihmë shëndetësore.

Bie numri i pacientëve në Gostivar — 197 raste të reja për 24 orë
Foto: Општа болница Гостивар „Д-р Ферид Мурад“ (1) / Wikimedia Commons

Por, siç shtojnë ata ky numër është më i ulët se një ditë më parë. “Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr Ferid Murad’ janë regjistruar gjithësej 117 kontrolle të reja, prej të cilëve 82 në repartin e infektologjisë, 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 në Qendrën Urgjente”, njoftuan nga Ministria.

Në Shtëpinë e Shëndetit janë regjistruar 80 kontrolle të reja në shërbimin kujdestar dhe 13 thirrje në Ndihmën Mjekësore Urgjente”, kanë bërë të ditur më tej nga Shëndetësia.

Burim: Almakos

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme