Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Shërbimi Meteorologjik parashikon kushte të paqëndrueshme

Vendi ynë ditën e hënë me vranësira mesatare deri në dendura

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se, vendi ynë ditën e Hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh kryesish në orët e mesditës.

Shërbimi Meteorologjik parashikon kushte të paqëndrueshme
Foto: 1999-Kienzle-Dia (573) / Wikimedia Commons

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën veriperëndimore deri mesatar hera – herës deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë te izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3ballë. Temperaturat parashikohen të larta.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/27/kthjellime-dhe-reshje-shiu-gjate-se-henes-veriperendimi-ne-rrezik-per-stuhi/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme