Zhurma Press E Shtunë · 03 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:04 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
22:54 Jansha kritikon punësimin e të huajve në Slloveni: Dikush që vjen nga Kosova dhe punon…21:54 Mickoski: Inkurajuar nga mesazhet e Von der Leyen, por jo nga qëndrimi për ndryshimet…20:34 Dardanët mbyllin përgatitjet në Fadil Vokrri, gati për Austrinë20:24 Dëshmitari i Hilitës vë në pyetje kamerat në studion e kompozitorit20:19 Hamza: Nuk ka marrëveshje, por bisedat përfunduan20:16 Hamza pas takimit me Kurtin: Kërkojmë aprovimin final të Ligjit, pastaj PDK e gatshme të…19:18 Interesim i madh për meçin mes Hysës dhe Kabayelit18:39 Qeveria miraton ligjin për rregullimin e tregut të kripto-aseteve në Shqipëri18:18 Mentor Mripa publikon këngën ‘Eja në Prishtinë’18:14 Ora 14:00 shënoi nisjen e protestës në Malmo nën parullën Jo në emrin tim
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Shembet kanali vaditës në Kuqan, bllokohet aksi Elbasan-Cërrik

Aksi rrugor Elbasan-Cërrik është bllokuar pas shembjes së një kanali vaditës në afërsi të fshatit Kuqan.

Redaksia ZHURMA 15:30 1 min lexim
Shembet kanali vaditës në Kuqan, bllokohet aksi Elbasan-Cërrik
FOTO · lapsi.al Arkivi ZHURMA

ELBASAN — Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Elbasan-Cërrik është bllokuar këtë të shtunë, si pasojë e një avarie dhe shembjes së një gjatësie prej 20 metrash linearë të një kanali vaditës në afërsi të fshatit Kuqan.

Nga dëmtimi i kanalit, uji ka dalë jashtë shtratit duke vërshuar bashkë me sasi dheu e materiale nga kodrat mbi asfalt, çka ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve. Autoritetet kanë ndërhyrë për të ndërprerë furnizimin me ujë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Bashkisë Elbasan dhe kompania e mirëmbajtjes, të cilët po punojnë me mjete të rënda për largimin e inerteve.

Për shkak të bllokimit, mjetet detyrohen të kthehen mbrapsht ose të ndjekin rrugën alternative përmes fshatit Jagodinë.

Burimet: Lapsi.al; JavaNews; Euronews Albania; BoldNews; BalkanWeb (klaster 5 outlets).

Komentet