Sela takon deputetin austriak Minnich për integrimin evropian
Kryetari i Lidhjes Shqiptare zhvillon një takim zyrtar në Parlamentin Austriak me deputetin e Partisë Popullore Austriake.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka zhvilluar një takim zyrtar në Parlamentin Austriak me deputetin e Partisë Popullore Austriake (ÖVP), Andreas Minnich, i cili shërben si anëtar i Këshillit Kombëtar të Austrisë dhe zëvendëskryetar i Komisionit për Punë të Jashtme. Gjatë këtij takimi, palët kanë diskutuar rreth rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet politike aktuale në vend. Sela ka shprehur mirënjohje për mbështetjen historike që Austria i ka dhënë shqiptarëve dhe Shqipërisë, ndërsa ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje për aspiratat evropiane të vendit.
Sela ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin austriak dhe e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij me temat që prekin qytetarët dhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. «Më gëzoi dhe inkurajoi mbështetja e parezervë e deputetit Minnich, partisë që përfaqëson me të cilët ndajmë të njëjtin orientim të Qendrës së Djathtë dhe Qeverisë së Austrisë, në aspiratat tona për ta bërë vendin dhe shoqërinë tonë, demokratike, europiane dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe popujt», ka shkruar mes tjerash kryetari i Lidhjes Shqiptare.



