Kadriu: Qeveria gaboi me dërgimin e provimit të jurisprudencës në Venecia
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu deklaron se ekzekutivi nuk kishte nevojë t'i drejtohej Komisionit të Venecias për çështjen e gjuhës shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu u shpreh se Qeveria nuk pati fare nevojë të dërgojë kërkesë për mendim te Komisioni i Venecias lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas tij, çështja e përdorimit të gjuhëve mbetet e garantuar me kushtetutë dhe e drejta në fjalë nuk lejohet të pengohet përmes zgjidhjeve të tjera ligjore, ndërsa u bëri thirrje partive politike dhe studentëve që të mos e pranojnë zgjidhjen e ofruar duke e konsideruar Komisionin e Venecias si të politizuar.
«Ligjvënësi me ligj nuk mundet me ligj të ngushton një të drejtë që e garanton Kushtetuta», u shpreh Kadriu, i cili shtoi gjithashtu se çështja ka arritur në statusin zero për shkak të skadimit të afateve dhe se gjykatësit e ardhshëm do të duhet të fillojnë procesin nga fillimi. Në janar ndërkaq skadon mandati i dy gjykatësve të zgjedhur nga presidenti i shtetit, ndër të cilët bëjnë pjesë vetë ai dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, prandaj u theksua nevoja e hapjes së Kushtetutës për të rritur numrin e gjykatësve shqiptarë nga dy në tre ose më shumë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



