Mexhiti: Më 2006 vendosëm shtatoren e Skënderbeut mes pengesave
Komuna e Çairit shënoi 28 Nëntorin dhe dy dekadat e shtatores në Shkup.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në sheshin Skënderbeu u mbajt manifestimi qendror me moton «20 Vjet Krenari», organizuar nga Komuna e Çairit me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të vendosjes së përmendores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të këtij përvjetori.
Mexhiti tha se: «Me 28 Nëntor, në vitin 2006, pas shumë përpjekjesh, pengesave, e kundërshtimeve, në qendër të Shkupit vendosem shtatoren e kryeheroit tonë kombëtare, Gjergj Kastriot Skënderbeut». Ai shtoi se realiteti i shqiptarëve ka ndryshuar shumë ndër vite, ndërsa në këtë ngjarje morën pjesë qytetarë dhe personalitete të artit e kulturës.
Pjesë e programit ishin interpretimi artistik i aktorit dhe poetit Çun Lajçi, si dhe performanca e Ansamblit me valle dhe interpretime tradicionale.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



