Selmani: Gjuha shqipe në Maqedoni është në avancim të vazhdueshëm
Konsulli i nderit i Shqipërisë deklaron se gjuha shqipe ka themele të fuqishme juridike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Konsulli i nderit i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Imer Selmani, ka theksuar se gjuha shqipe ka themele të fuqishme juridike dhe institucionale në vend, ndërsa procesi i përdorimit të saj është në avancim të vazhdueshëm. Në një deklaratë për televizionin, ai ka përmendur Marrëveshjen e Ohrit, ndryshimet kushtetuese, Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore.
Selmani ka rikujtuar se gjatë 25 viteve të fundit gjuha shqipe është përdorur në Parlament, Qeveri, institucione të pushtetit qendror, dokumente personale si pasaportat dhe letërnjoftimet, si dhe në arsim përmes shkollave dhe dy universiteteve publike që financohen nga buxheti i shtetit, Universitetit «Nënë Tereza» dhe Universitetit të Tetovës. Duke iu referuar debateve për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe provime e certifikime të tjera, ai ka vlerësuar se avancimi duhet të vazhdojë, duke shtuar se «patjetër se gjithmonë do të ketë dhe është mirë që ka një iniciativë që sa më shumë të jetë dhe sa më e gjerë dhe sa më e plotë përdorimi i gjuhës shqipe».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



