Kasami: Na bashkoftë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin
Bashkëkryetari i VLEN-it uron shqiptarët për 28 Nëntorin dhe bën thirrje për unitet kombëtar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, u ka dërguar urimet e tij shqiptarëve kudo që ndodhen me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e tij me rastin e festës së madhe kombëtare, ai ka vënë në pah rëndësinë historike të datës, duke theksuar se «ka data që nuk shkruhen vetëm në histori, por jetojnë përgjithmonë në zemrën e një kombi. I tillë është 28 Nëntori ynë!».
Kasami ka kërkuar ruajtjen e gjuhës, flamurit dhe identitetit kombëtar, ndërsa ka kujtuar sakrificat e brezave që kontribuuan për lirinë. Sipas tij, dita nuk shërben vetëm për të kujtuar të kaluarën, por edhe si moment përgjegjësie për t'i lënë fëmijëve një të ardhme më të ndritur. Në përmbyllje të urimit, ai ka përcjellë thirrjen që «na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin tonë, pavarësisht kufijve që na ndajnë».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



