Rudolph: Kosova duhet të ecë drejt integrimit europian pa bllokada
Ambasadori gjerman Rainer Rudolph kërkon institucione me mandat të plotë dhe premton mbështetje të vazhdueshme për Kosovën.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjermania vazhdon të mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit europian. Gjatë një takimi me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ambasadori gjerman Rainer Rudolph diskutoi për aspiratat europiane të Kosovës dhe mënyrat e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Diplomati gjerman ritheksoi mbështetjen e palëkundur të shtetit të tij për agjendën europiane dhe inkurajoi anëtarët e komisionit që punën e nevojshme ta çojnë përpara me ritëm të plotë. Sipas tij, «me institucione me mandat të plotë dhe pa bllokada, tani është koha për të krijuar kushtet për përparim të qëndrueshëm», duke shtuar se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.