Të rinjtë e Dragashit përcaktojnë prioritetet zhvillimore për vitin 2027
Organizohet një takim konsultues me rininë lokale për identifikimin e nevojave dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në ambientet e OJQ-së AVOKO në Dragash është mbajtur një takim konsultues me rininë e komunës, në bashkëpunim me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Liridona Misinaj Priaj. Kjo nismë u ndërmor në kuadër të një projekti të financuar nga Komuna e Dragashit dhe të zbatuar nga OJQ AVOKO, me qëllim identifikimin e kërkesave dhe propozimeve rinore që do të shërbejnë si bazë për planifikimin e aktiviteteve për vitin 2027.
Gjatë këtij debati, pjesëmarrësit paraqitën kërkesat e tyre në fusha të ndryshme zhvillimore, duke përfshirë kulturën, artin, sportin, rekreacionin, edukimin dhe aftësimin digjital. Po ashtu, u diskutua rreth aftësimit profesional në zanate, sipërmarrjes, punësimit, parandalimit të migrimit, si dhe orientimit në karrierë e mirëqenie. Propozimet e nxjerra nga ky takim do të integrohen në planin e punës për vitin 2027, përmes bashkëpunimit ndërmjet komunës, sektorit privat dhe donatorëve, ndërsa OJQ AVOKO rikonfirmoi përkushtimin për fuqizimin e rinisë lokale.