R.T. pranon se drejtoi veturën pa patentë shoferi në Ferizaj
I riu nga Ferizaj pranon para policisë se drejtoi BMW-në pa patentë shoferi dhe me shpejtësi prej 170 km/h.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet R.T., ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën e tipit BMW në momentin e incizimit. Gjatë verifikimeve të mëtejshme, policia ka konstatuar se 19-vjeçari nuk posedonte fare patentë shoferi, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë.
Sipas njoftimit të autoriteteve, rasti ishte zbuluar pasi i riu kishte publikuar në rrjetet sociale videon e kundërvajtjes, e cila shfaqte lëvizjen me shpejtësi prej 170 kilometrash në orë në rrugën «Vëllezërit Gërvalla» në një zonë urbane ku kufizimi i shpejtësisë ishte vetëm 40 km/h. Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të mos drejtojnë automjete pa dokumentet e duhura.