Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ndërsa ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FERIZAJ — Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku dyshohet se është përfshirë një motorist. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme, ndërsa deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.