Vazhdo leximin
e enjte, 22 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rrëshqet në ballkon pas stuhisë, humb jetën 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

Pse po shtohen aksidentet shtëpiake pas stuhive në Kosovë?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një person 61-vjeçar humbi jetën pasi u rrëshqit në ballkonin e shtëpisë së tij në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike. Valon Osmani nga policia rajonale e Gjilanit konfirmoi se një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965 dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, me ç'rast ka pësuar lëndime në kokë.

Rrëshqet në ballkon pas stuhisë, humb jetën 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë
Foto: Ilustrim · Graduation of the 58th Generation of Kosovo Police Academy (Public domain) / Wikimedia Commons

Sipas tij, i njëjti me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete.

— Burim: RTV21, https://rtv21.tv/pas-stuhise-rreshqiti-ne-ballkonin-e-shtepise-humb-jeten-61-vjecari-ne-viti/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →