Zhurma Press E Premte · 09 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:53 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa KOS

QKMF-ja në Viti përfiton donacion prej 50 mijë eurosh në pajisje

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka pranuar një donacion me pajisje mjekësore dhe teknike nga AQH-ja.

Redaksia ZHURMA 09:53 1 min lexim
QKMF-ja në Viti përfiton donacion prej 50 mijë eurosh në pajisje
FOTO · telegrafi.com Arkivi ZHURMA

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka përfituar një donacion në pajisje mjekësore dhe teknike, në vlerë prej rreth 50 mijë eurosh, nga AQH-ja. Ky donacion vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Vitisë, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti dhe AQH-së.

Postimi · Facebook ↗
Postimi · Facebook ↗

Donacioni i pranuar përfshin pajisje të nevojshme dhe të destinuara për shërbimin e urgjencës primare dhe laboratorin, të cilat do të përdoren në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran. Në kuadër të këtij donacioni është përfshirë gjithashtu edhe një lavatriçe industriale e cila do të shërbejë për shërbimin e lavanderisë.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë një sërë mjeteve të domosdoshme diagnostikuese dhe mjekësore, ku mes tyre bëjnë pjesë defibrilatorë, aparate EKG, otoskopë, pajisje për nxjerrjen e trupave të huaj, si dhe centrifuga laboratorike. Po ashtu, donacioni përfshin aparate për matjen e HbA1c dhe CRP-së, frigoriferë për laborator dhe barnatore, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Sipas institucioneve shëndetësore, këto pajisje pritet të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe të shërbimit të urgjencës. Kjo do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Vitisë.

Përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunës kanë falënderuar AQH-në për këtë donacion të rëndësishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shërbimeve shëndetësore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të partnerëve në avancimin e kujdesit shëndetësor parësor. Gjithashtu, është shprehur gatishmëria që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të përmirësimit të shërbimeve.

Burimet: Telegrafi; Bota Sot; 2LONLINE - Portali i Lajmeve Lokale; RajoniPress (Gazete Rajonale Online) (klaster 4 outlets).

Komentet