Pozherani i dha lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit
Familjarë dhe qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore në Pozheran të Vitisë për Egzon dhe Nafije Bogujevcin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në Pozheran të Vitisë. Vëllai dhe motra u varrosën në Pozheran, ku morën pjesë familjarë dhe shumë qytetarë. Vëlla e motër dyshohet se u vranë nga Valon Ramushi. Ngjarja e dyfishtë ndodhi në Livoç i Ulët, Gjilan, ku i dyshuari dyshohet se privoi nga jeta gruan dhe vëllain e saj. Gjatë incidentit u plagos rëndë edhe një person tjetër, i cili besohet të jetë kuzhini i viktimave dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas incidentit, i dyshuari mësohet se u dorëzua në polici. Prokuroria Themelore në Gjilan po punon për të zbardhur rrethanat e rastit. Një familjar i afër i viktimave i tha KosovaPress-it se, sipas dyshimeve, ngjarja mund të jetë shkaktuar nga xhelozia e bashkëshortit të viktimës, duke shtuar se më parë nuk kishin pasur probleme të rëndësishme familjare dhe se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes. Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Valon Ramushit.