Si të aplikoni për vizë pune në Gjermani me rregulloren e Ballkanit Perëndimor
Udhëzues për kosovarët me ofertë pune në Gjermani se si të aplikojnë për vizë pune sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor.
Redaksia ZHURMA · · 3 min lexim
Kjo vizë u mundëson shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës për çdo lloj vendi pune, pavarësisht kualifikimit. Aplikimi bëhet te shërbyesi zyrtar VisaMetric pasi punëdhënësi të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punësimit.
Kush mund të aplikojë
Mund të aplikojnë shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani. Për vendin e punës nuk duhet të ketë kandidatë të privilegjuar (gjermanë ose shtetas të BE-së) dhe paga e kushtet e punës nuk duhet të jenë më pak të favorshme se te një punëdhënës i krahasueshëm.
Dokumentet
- 2 fotografi biometrike në format të pasaportës (jo më të vjetra se 6 muaj, origjinal).
- Pasaporta origjinale me vlefshmëri për të paktën 9 muaj, si dhe 1 kopje.
- Paraaprovimi nga enti federal i punësimit (kopje).
- Formulari Deklaratë për punësim ("Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis"), jo më i vjetër se 6 muaj, i plotësuar dhe i nënshkruar nga punëdhënësi, ose printimi përkatës nga shërbimi elektronik i punëdhënësit i Agjencisë Federale të Punësimit.
- Ofertë pune ose kontratë pune aktuale me informacionin minimal: lloji i punës, periudha e punësimit, paga bruto mujore dhe orët e punës në javë.
- Sigurimi shëndetësor i udhëtimit (INCOMING) "Origjinali për ambasadën", i vlefshëm 90 ditë brenda 1 viti, nga data e aplikimit.
- Udhëzimi i printuar dhe i nënshkruar për plotësinë e dokumenteve dhe informacionin e pasaktë.
- Udhëzimi i shtypur dhe i nënshkruar në përputhje me Nenin 18 Paragrafi 2 Nr. 4a për ekzistencën e një oferte specifike pune.
- Për ngasësit e automjeteve: kopje e patentë shoferit dhe konfirmimi i nënshkruar nga punëdhënësi për llojet e automjeteve dhe lokacionet se ku do të drejtohen.
- Për punonjësit në sektorin e shëndetësisë ose kujdesit: certifikatë gjuhësore të paktën në nivelin B1.
- Formulari i aplikimit i plotësuar në kompjuter dhe i printuar.
Hapat
- Kërkoni nga punëdhënësi juaj në Gjermani një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit ("Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis").
- Punëdhënësi juaj i ardhshëm aplikon për miratim paraprak në Agjencinë Federale të Punësimit.
- Sapo punëdhënësi të marrë miratimin paraprak, ju caktoni një termin për aplikim.
- Plotësoni aplikacionin për vizë në kompjuter, printojeni atë dhe silleni në termin te shërbyesi zyrtar VisaMetric.
- Ju duhet të paguani tarifën në vlerë prej 75 euro në para të gatshme gjatë terminut tuaj. Luteni të sillni me vete shumën e saktë të tarifës së vizës, meqë nuk pranohen monedhat nën 50 cent.
- Pas përfundimit të përpunimit, pasaporta ju kthhehet në zarf të mbyllur përmes dërgimit nga VisaMetric.
- Pas pranimit të pasaportës, verifikoni menjëherë korrektësinë e të dhënave në vizë dhe, nëse gjeni pasaktësi, njoftoni menjëherë ambasadën përmes email-it visa@pris.diplo.de.
Sa kushton dhe sa zgjat
Tarifa e vizës është 75 euro dhe duhet të paguhet në para të gatshme me shumën e saktë (nuk pranohen monedhat nën 50 cent). Kohëzgjatja e shqyrtimit në të shumtën e rasteve zgjat nga disa javë deri në muaj, ndërsa nëse keni qëndruar më parë për periudhë më të gjatë në Gjermani mund të zgjasë më shumë. Gjatë 3 muajve të parë duhet të përmbaheni nga pyetjet për statusin e aplikimit.
Ku aplikohet
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet personalisht te shërbyesi zyrtar VisaMetric, pasi punëdhënësi të ketë aplikuar online për miratimin paraprak në shërbimin elektronik të Agjencisë Federale të Punësimit.
Burimi zyrtar
Verifikuar më
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 12 tetor Rezervat ndërkombëtare të Ballkanit Perëndimor arrijnë në 61.7 miliardë dollarë
- 22 tetor BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
- 22 tetor Marta Kos: Muajt në vijim janë vendimtarë për integrimin e Ballkanit Perëndimor
- 23 tetor António Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian
- 25 tetor Si të aplikoni për vizë pune në Gjermani me rregulloren e Ballkanit Perëndimor · ky artikull