Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

António Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Këshilli Evropian njofton detajet e takimit të 25 nëntorit, ku do të diskutohet për reformat dhe Planin e Rritjes.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin e paralajmëruar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja synon të riafirmojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve dhe perspektivën e anëtarësimit për vendet e rajonit, ndërkohë që takimi i fundit i këtij niveli u mbajt në Mal të Zi në qershor të vitit 2026. «E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është prioriteti ynë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në këto kohë të trazuara. BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i rajonit», ka deklaruar Costa.

António Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian
Foto: Wikimedia Commons

Gjatë këtij takimi, liderët do të shqyrtojnë sfidat e përbashkëta, mënyrat për forcimin e sigurisë në një situatë gjeopolitike komplekse, si dhe zbatimin e mëtutjeshëm të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, do të trajtohen reformat që vendet e rajonit duhet t'i zbatojnë për të avancuar drejt integrimit gradual në bllok, në kuadër të zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian për periudhën 2024–2029.

Siç raportoi Zhurma më 24 shtator 2026, përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor kishin zhvilluar më parë takime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë drekën e organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në Nju Jork.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 25 kamera →