Romani i Skifter Këlliçit përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit
Kjo javë shënon pikën kulmore të ceremonive përkujtimore për 25-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork.
Kjo javë shënon pikën kulmore të ceremonive përkujtimore për 25-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork. Në qendër të vëmendjes janë kujtimet, botimet, filmat dhe ekspozitat fotografike për nder të 2981 viktimave, mes të cilëve edhe tre shqiptarë.
Një vend të veçantë zë romani i shkrimtarit Skifter Këlliçi, "Shtatori i gjëmës së madhe", i cili është botuar edhe në SHBA me titullin "Disastrous September" dhe në Romë me titullin "Settembre disastroso" nga botuesi "Veliero". Ky është i pari dhe i vetmi roman në letërsinë ndërkombëtare që zbërthen dinamikën e asaj tragjedie, duke treguar se si terroristët rrëmbyen dy avionë dhe goditën kullat binjake.
Autori ka treguar më parë se mëngjesin e asaj dite, ai dhe bashkëshortja e tij e ndjerë ishin në Aeroportin e Nju Jorkut.
Burimet: VOAL — Voice of Albanians (klaster 1 outlets).

