Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Rizvanolli përmend konfliktin në Iran dhe bllokun B1 për krizën

Ministrja e Ekonomisë flet për sfidat e furnizimit me energji elektrike dhe faktorët që ndikojnë në tregjet ndërkombëtare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se zhvillimet ndërkombëtare dhe konflikti në Iran, si dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, kanë ndikuar në tregjet energjetike dhe në furnizimin me gaz natyror të lëngëzuar e naftë. E ftuar në emisionin «Politiko» në Kanal10, ajo vuri në dukje se çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë arritur në rreth 500 euro për megavat-orë që në ditët e para të nëntorit, duke kujtuar ngjashmëritë me krizën e vitit 2021.

Rizvanolli përmend konfliktin në Iran dhe bllokun B1 për krizën
Foto: periskopi.com

Përveç sfidave të jashtme, Rizvanolli përmendi vështirësitë e prodhimit vendor, duke veçuar bllokun B1 të Termocentralit Kosova B që nuk është në funksion që nga gjashtë prilli për shkak të punimeve për sistemin e deazotizimit dhe elektrofiltra. Ajo pranoi se ky projekt është shoqëruar me vonesa, ndërsa shtoi se Ministria e Ekonomisë ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Bashkimin Evropian përshpejtimin e punimeve.

Si masë për të përballuar nevojat energjetike, ministrja bëri të ditur se kapacitetet interkonektive me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë rritur për gjithsej 350 megavat.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme