Aliu: Çmimet e produkteve në Kosovë janë deri në 60 për qind më të larta
Ekonomisti Florin Aliu deklaron se çmimet në tregun vendor tejkalojnë vendet e rajonit dhe Eurozonën, duke ngritur shqetësime për konkurrueshmërinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Çmimet e produkteve në Kosovë po shënojnë rritje më të shpejtë sesa në shtetet e rajonit dhe në disa vende të Eurozonës, sipas ekonomistit Florin Aliu. Gjatë një paraqitjeje, ai ka theksuar se artikuj të caktuar tregtohen me 50 deri në 60 për qind më shtrenjtë, ndonëse kostot operative si pagat, qiratë, energjia dhe taksat janë dukshëm më të larta në Bashkimin Evropian. Aliu ka vlerësuar se kjo diferencë nuk arutohet nga transporti apo nga transferet sociale të Qeverisë.
Lidhur me ndikimin e skemave sociale dhe rritjes së parasë në qarkullim, ekonomisti ka hedhur poshtë pretendimet se ato po nxisin inflacionin, duke argumentuar se në Kosovë mungon paraja dhe shumë biznese operojnë me kompensime. Tutje, ai ka vënë në pah çështjen e konkurrueshmërisë, duke shtuar se tregu i lirë nuk varet thjesht nga numri i operatorëve, por nga fuqia e tyre për të vendosur çmimet.