Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

"La Sexta" rekomandon Rivierën Shqiptare si alternativë ndaj turizmit masiv

Bregdeti shqiptar renditet krahas zonave bregdetare të Kroacisë, Sllovenisë, Portugalisë dhe Britanisë së Madhe në shkrimin e gazetares Aine Diaz.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Riviera Shqiptare është përfshirë në listën e destinacioneve më të preferuara evropiane për pushime verore nga media spanjolle "La Sexta", e cila e vlerëson atë si zgjedhjen ideale për përvoja autentike larg turizmit masiv. Gazetarja Aine Diaz thekson se ky bregdet mbetet ndër zonat më të veçanta të Mesdheut.

"La Sexta" rekomandon Rivierën Shqiptare si alternativë ndaj turizmit masiv
Foto: Bokërrimat e Vunoit & Ilias / Wikimedia Commons

Sipas artikullit, Shqipëria ka qenë për shumë vite një vend i izoluar, por pas hapjes së saj ndaj botës, turistët po zbulojnë plazhet me ujëra të kristalta bruz, të ngjashme me ishujt grekë. Spikaten gjithashtu fshatrat karakteristikë bregdetarë, rrugët me pamje panoramike dhe gastronomia vendase me ndikime greke dhe kroate.

Një faktor kyç që veçohet nga media spanjolle është raporti i shkëlqyer midis cilësisë dhe çmimit. Ndonëse çmimet në bregdetin shqiptar kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, ato mbeten ende dukshëm më të ulëta se në destinacionet fqinje si Greqia apo Kroacia.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur Riviera renditet krahas destinacioneve të tjera si Gadishulli i Peljesacit në Kroaci, Bregdeti Slloven, Bregdeti Jurasik në Britaninë e Madhe dhe Ishujt Azore të Portugalisë. Të gjitha këto vende cilësohen si alternativa që ruajnë ende autenticitetin dhe surprizojnë vizitorët.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme