Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Dua Lipa mbyll çështjen gjyqësore për hitin Levitaring

Këngëtarja me famë botërore ka arritur marrëveshje me muzikantin Bosko Kante për padinë e ngritur rreth të drejtave të autorit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka mbyllur një çështje gjyqësore që lidhej me hitin e saj të njohur „Levitating“, pas një procesi që kishte nisur në vitin 2023. Sipas agjencisë Reuters, artistja dhe muzikanti Bosko Kante kanë rënë dakord t’i jepnin fund mosmarrëveshjes për të drejtat e autorit në një gjykatë federale në Los Angeles. Kante kishte pretenduar se performanca e tij muzikore ishte përdorur pa autorizim në tri versione të ripërpunuara të këngës, por dokumentet gjyqësore konfirmojnë se padia është tërhequr përfundimisht dhe nuk mund të paraqitet sërish për të njëjtat pretendime. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike dhe mbetet e panjohur nëse ajo përfshin ndonjë kompensim financiar, ndërsa hiti i saj është përballur edhe më parë me pretendime të tjera ligjore. Siç raportoi Zhurma më 31 tetor 2026, këngëtarja ka regjistruar edhe fitore të tjera pranë institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e markës së saj.

Dua Lipa mbyll çështjen gjyqësore për hitin Levitaring
Foto: rajonipress.com
Video · ATV · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme