Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Reagon Shqipe Mehmeti-Selimi pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë

Bashkëshortja e Rexhep Selimit ka publikuar një fotografi me fëmijët e saj pas dënimit të tij me 13 vjet burgim.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së Rexhep Selimi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka shfaqur fëmijët e saj duke mbajtur në duar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Foto: prizrenpress.com
Foto: prizrenpress.com

Krahas imazhit, ajo ka përcjellë mesazhin: “Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!”. Reagimi vjen pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme