Reagimi i djalit të Jakup Krasniqit pas dënimit nga Specialja
Altin Krasniqi ka reaguar me një mesazh prekës një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj babait të tij, Jakup Krasniqi.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës. Ai ka kujtuar se jeta ka qenë e padrejtë, por babai i tij ka qëndruar gjithmonë me kokën lart pas gjashtë vitesh pritjeje dhe përballjeje me procesin gjyqësor.
Gjykata Speciale në Hagë i ka shqiptuar dënimin me 25 vite burgim Jakup Krasniqit. Altin Krasniqi është shprehur se pas këtij aktgjykimi nuk u thye ai, por u thye besimi i tyre në drejtësi, duke shtuar se familja do të vazhdojë të qëndrojë e fortë me dhimbje në zemër, por me kokën lart.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 17 shtator Reagimi i djalit të Jakup Krasniqit pas dënimit nga Specialja · ky artikull
- 13 tetor Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit
- 20 tetor Altin Krasniqi publikon foton historike të Jakup Krasniqit me Bill Clinton
- 21 tetor Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore