Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Vizita është bërë e ditur nga djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale ku është publikuar edhe një fotografi e presidentes me nipin e ish-kryeparlamentarit, Gegën.
Altin Krasniqi ka shkruar se familja e tyre është nderuar me praninë e presidentes, së cilës i kanë uruar punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës. Ai ka theksuar gjithashtu se në këto ditë të vështira për familjen dhe shtetin, nevojitet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve.