Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:40 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje02:45 Kosova shënon 25-vjetorin e 11 Shtatorit me aktivitete solidariteti dhe mesazhe mirënjohje
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa MKD

Rastet e reja me simptoma të enterokolitit vazhdojnë të regjistrohen në Gostivar

127 qytetarë të prejnuar ndihmë mjekësore, dy hospitalizime të reja

Redaksia ZHURMA 20:14 Përditësuar 20:25 1 min lexim
Rastet e reja me simptoma të enterokolitit vazhdojnë të regjistrohen në Gostivar
FOTO · Foto: American, Ghanaian medical professionals partner to treat patients, hone skills / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

GOSTIVAR — Edhe pse duket se gjendja në Gostivar është stabilizuar, rastet e reja me simptoma të enterokolitit vazhdojnë të regjistrohen. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rritje e lehtë, 127, e numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, megjithëse shifrat mbeten më të ulëta krahasuar me periudhën kur epidemia arriti kulmin.

Institucionet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave. Përndryshe sot u njoftua se uji mund të përdoret për nevoja teknike , por jo edhe për pije.

Ndryshe, në Gostivar u shpall epidemi të problemeve gastrointestinale, pas paraqitjes së numrit të lartë të i qytetarëve me simptoma si diarre, të vjella dhe dehidratim. Kujtojmë se me propozim të Prokurorisë, Gjykata Penale në Gostivar shqiptoi 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarve për ndotjen e ujit në sistemin e ujësjellësit në Gostivar.

Gjykatësja Dragoslada Veselinova tha se duke pasur parasysh dënimin e paraparë me ligj që iu ngarkohet të dyshuarve sanksionohet me të paktën 4 vjet burg, ndërsa, shtoi ajo nëse lihen të mbrohen në liri, ekziston rreziku që ata të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët.

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, së bashku me policinë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, konstatuan se në tubacionin kryesor ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që fuste drejtpërdrejt ujë nga lumi Vardar. Kontrolli u krye pas njoftimit të prokurorit publik për shkak të dyshimeve se uji ishte ndotur, pas ankesave të qytetarëve.

Më pas, uji u ndalua për pirje. Prokuroria Publike më 20 korrik shpalli rezultatet e analizave, të cilat treguan se në ujë kishte pasur 48 herë më shumë baktere se vlerat e lejuara.

Burim: Porterb

— Redaksia ZHURMA

Komentet