Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rama: Vetëvendosja është fatkeqësia e vendit, bllokues në pozitë dhe opozitë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e iniciativave komunale dhe për gjuhën e dhunshme ndaj njerëzve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje që po bllokon pothuajse çdo iniciativë për zhvillimin e kryeqytetit. Rama ka shpallur se Gjykata i ka dhënë të drejtë Komunës, duke quajtur kështo një tjetër betejë institucionale të fituar.

Foto: www.epokaere.com / www.epokaere.com
Foto: www.epokaere.com / www.epokaere.com

Në fund të postimit, Rama ka ashpërsuar gjuhën: “Vetëvendosje, po e përsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi. Keni ardhur në pushtet tu linçu, fabriku e tu tentu me denigroni njerëz. Njëjtë keni me përfundu!”.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme