Rama: Qeveria e ka neglizhuar organizimin e Lojërave Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës fajëson ekzekutivin për moskryerje të obligimeve rreth Lojërave Mesdhetare «Prishtina 2030».
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Qeveria ka treguar neglizhencë në përmbushjen e obligimeve të saj lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare «Prishtina 2030».
I ftuar në emisionin «Pressing» në T7, Rama ka theksuar se komuna i ka kryer detyrimet e veta, ndërsa sipas tij ekzekutivit i ka mbetur t'u përgjigjet e-mailave të Komitetit dhe të kryejë pagesat përkatëse.
«Ne i kemi kryer obligimet tona, Qeverisë i mbetet t’i kryejë obligimet e saj. Nuk jemi duke bërë lojëra këtu. Duket që ministrit i duken hajgare këto letra», u shpreh ai.