Rrahmani paralajmëron Kurtin për Kodin Civil: Hiqi ato dy nene
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, thotë se do të kundërshtojë sërish miratimin e Kodit Civil nëse në të mbeten dy nenet për bashkësitë civile.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë një debati në Kuvendin e Kosovës dhe në një paraqitje televizive, deputeti Eman Rrahmani i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti heqjen e dy neneve që rregullojnë bashkësitë civile mes personave me gjini të njëjtë. Rrahmani deklaroi se projektligji pritet të vijë në Qeveri, duke paralajmëruar dështimin e tij nëse nuk ndryshohet.
Kryeministri Albin Kurti iu kundërpërgjigj duke theksuar se vendit i duhet një reformë e qëndrueshme civile, ndërsa mbrojtja e familjes mbetet element thelbësor. Kurti shtoi se dokumenti përmban 997 faqe dhe një mijë e 630 nene, duke kritikuar fokusimin e deputetit vetëm te dy nenet e përmendura.