Morina inspekton punimet dhe kërkon korrigjimin e mangësive
Zëvendësministri i Infrastrukturës ka dalë në terren për të përcjellë ecurinë e punimeve në autostradë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ka zhvilluar një vizitë në terren për të përcjellë ecurinë e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës «Ibrahim Rugova».
Gjatë inspektimit, punimet po zhvillohen në përputhje me planin dinamik. Megjithatë, janë evidentuar mangësi në realizimin e tyre sipas projektit teknik dhe standardeve të ndërtimit.
Është kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë që të shtojnë angazhimin dhe mbikëqyrjen profesionale, si dhe të adresojnë mangësitë, në mënyrë që punimet të realizohen në përputhje me projektin dhe kërkesat teknike. Qëllimi i ndërhyrjeve në skarpata është stabilitet afatgjatë dhe siguri për shfrytëzuesit e autostradës.