Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Dhuna në Tiranë, Marena: Personat që dogjën institucionet nuk janë studentë

Autorët e akteve të dhunës dhe shkatërrimit në kryeqytet nuk përfaqësojnë studentët, por janë pjesë e një organizimi politik.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Personat që ushtruan dhunë, dogjën institucionet e shtetit dhe të Bashkimit Europian në Shqipëri, bizneset, bankat dhe ambasadën e Vatikanit nuk janë studentë.

Dhuna në Tiranë, Marena: Personat që dogjën institucionet nuk janë studentë
Foto: gazetametro.net

Kështu shprehet Jakin Marena, sipas të cilit nuk ka asnjë student ekonomie apo juridiku që vjedh, u vë flakën bizneseve, thyen banka, dëmton zyrat e shtetit dhe merr kompjutera e aparate celulare të grabitura.

Sipas tij, këto veprime kujtojnë kohë të shkuara të veprimit opozitar, ku bizneseve dhe institucioneve u futeshin me themel për t'i grabitur e djegur. Marena thekson se grupet e dhunshme janë pjesë e një menaxhmenti politik.

Sipas tij, slogani i këtyre personave të mbuluar me kapuçë të zinj dhe maska është reduktuar vetëm te kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës, e ngjashme me atë të kreut të PD, Sali Berisha, pa përfshirë asnjë element që lidhet me vetë studentët.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →