Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Pse 4.67 milionë euro për heqjen e dheut pas vdekjes në autostradë?

Si u kthye neglizhenca vjeçare në tender emergjent pasi humbën jetë?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas nënshkrimit të kontratave nga Ministria e Infrastrukturës për largimin e dheut dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë shkaktuar disa aksidente fatale.

Pse 4.67 milionë euro për heqjen e dheut pas vdekjes në autostradë?
Foto: Argnesa / Wikimedia Commons

Ai ka thënë se dje Kosova është zgjuar me lajm tragjik të humbje së jetëve, ndërsa sot është zgjuar me lajmin se heqja e atij dheu që u la aty për vite pa u trajtuar, do t’i kushtojë qytetarëve 4,67 milionë euro. Kjo është një ditë tjetër ku qytetarët paguajnë çmimin, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet.

“Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, ka shkruar Rama.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se vazhdon të flasë për shtetin që e ka gjetur “në bodrum me gjysmë metri ujë”, duke shtuar: “Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë”.

Rama ka thënë se kjo Qeveri është kampione e fjalëve, e videove promocionale dhe e konferencave për media, por kur vjen puna te përgjegjësia, heshtja bëhet politika e saj zyrtare.

“Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi. Ai përfaqëson arrogancën, paaftësinë dhe kulturën e justifikimeve të pafundme, ndërsa pasojat i paguajnë qytetarët me jetën e tyre dhe me taksat e tyre”, ka shtuar ai.

Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme