Qeveria miraton projektligjin për energjinë dhe dy nisma financiare
Ekzekutivi mbajti mbledhje elektronike ku mori vendime për rregullatorin e energjisë dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike gjatë së cilës ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, si dhe dy nisma për marrëveshje financiare me institucione ndërkombëtare. Sipas njoftimeve zyrtare, projektligji i ri përcakton kompetencat, detyrat, funksionet, statusin dhe mënyrën e financimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke përfshirë monitorimin e tregjeve, dhënien e lejeve, certifikimin dhe miratimin e tarifave.
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Kosovës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, që veprojnë si administratorë të Komisionit Evropian, në mbështetje të Projektit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Po ashtu, u mor vendimi për nismën e Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për financimin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave de zeza në kryeqytet.