Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, s’ka forcë që e rrëzon
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale, ndërsa vendi po përballet me protestat e studentëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, në ditën e katërt të protestës së studentëve. Ai ka theksuar se Shqipërinë e ka dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë dhe se vazhdon ta dojë pa rezervë edhe sot. «Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë», ka shkruar Rama në mesazhin e tij. Protestat e studentëve janë përshkallëzuar, me dhunë fizike dhe dëmtime të objekteve institucionale e të bizneseve private.