Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ermelinda Meksi: Kërkesa për largimin e Ramës nuk mund të shpërfillet

Ish-ministrja socialiste kërkon përgjegjësi politike dhe dialog përballë protestave dhe krizës në vend.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend dhe protestat studentore të ditëve të fundit, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike, dialog dhe një zgjidhje serioze të krizës. Sipas saj, pakënaqësia qytetare nuk mund të shpërfillet dhe stabiliteti nuk sigurohet duke heshtur zërat kritikë, por duke adresuar shkaqet që kanë çuar në këtë situatë.

Ermelinda Meksi: Kërkesa për largimin e Ramës nuk mund të shpërfillet

Duke iu referuar kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrja thekson se ajo nuk mund të shpërfillet dhe as të shndërrohet në shkak për përplasje të mëtejshme, por duhet të trajtohet me përgjegjësi politike në respekt të vullnetit qytetar dhe procedurave demokratike. Meksi nënvizon se Shqipëria ka nevojë për urtësi dhe guxim politik për t’u përballur me realitetin, ndërsa kërkon nga drejtuesit politikë, deputetët, forumet politike, intelektualët dhe shoqëria civile që të hapin një proces të vërtetë konsultimi dhe dialogu.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 24 kamera →