Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë mësimin dhe marshojnë drejt Tiranës
Nxënësit në Kamëz kanë bojkotuar mësimin për t'u bashkuar me protestën e të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Gjimnazistët e Kamzës kanë bojkotuar sërish mësimin paradite, duke dalë nga ambientet e shkollës për të marshuar në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Të rinjtë mbajnë në duar një flamur kombëtar dhe bëjnë thirrje për «revolucion», ndërsa revolta e tyre vjen pas 130 ditëve protestë paqësore dhe ka hyrë në ditën e katërt.
Pranë shkollave në Kamëz vihet re një prani e shtuar e forcave të rendit. Ndërkohë, protesta e të rinjve është shtrirë edhe në qytete të tjera, ku në Lezhë gjimnazistët kanë dalë në protestë dhe janë përleshur me efektivët, ndërsa në Shkodër dhe Burrel janë shënuar gjithashtu bojkote dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.