Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Gjimnazistët e Shkodrës e Burrelit i bashkohen revoltës studentore

Vala e protestave të nxënësve dhe studentëve përfshin qytete të tjera të vendit, ndërsa vijon bojkotimi i mësimit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Protestat e nxënësve dhe studentëve janë shtrirë në disa qytete të vendit, ndërsa gjimnazistët në Shkodër dhe Burrel kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë. Gjatë tubimeve, të rinjtë kanë lëshuar thirrje në kor «Rama jepe dorëheqjen» dhe «bojkotoni mësimin». Kjo është dita e katërt e protestave të rinisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, të cilët akuzohen për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Gjimnazistët e Shkodrës e Burrelit i bashkohen revoltës studentore
Video · YouTube ↗

Ndërkohë, protesta dhe bojkote të mësimit janë shënuar gjithashtu në Elbasan, Gramsh e Lezhë, ndërsa të rinjtë e Kamzës janë grumbulluar para shkollave dhe kanë nisur marshimin drejt Tiranës.

Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →