Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:12 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
18:09 LVV: Ata që votuan Gjykatën Speciale t'i kërkojnë falje Kosovës18:06 Ura e Ibrit, Ulutash: Për hapjen vendosin BE-ja dhe institucionet17:58 Logos-A prezantohet në edicionin e shtatë të Panairit të Librit17:53 Dakota Johnson shfaqet me fustan të prerë në galën e Fondacionit Kering17:44 VLEN: Rasti i Llaskarcës tregon dështimin e drejtësisë17:39 Në shitje biletat për ndeshjen e Kombëtares kundër Finlandës17:29 Thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së17:14 LDK braktis sallën, konstituimi i Kuvendit dështon sërish17:08 Mimoza Ahmeti përgjigjet me ironi në "intervistën" e vajzës16:54 Houthit kapin ishullin Mayun, rrezikohet rruga detare e tregtisë botërore
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë SHQ

Ermal Peçi akuzon Rama lidh “Besa” me kodin zgjedhor 2008 dhe Berishën

Gazetari Peçi: marrëdhënie politike me elitën e vjetër, jo me qytetarët

Redaksia ZHURMA 05:30 Përditësuar 06:25 1 min lexim
Ermal Peçi akuzon Rama lidh “Besa” me kodin zgjedhor 2008 dhe Berishën
FOTO · Foto: Infoshqip / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Redaksia ZHURMA.

TIRANË — Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin "Review" me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin "Besa" të kryeministrit Edi Rama të prezantuar në mbledhjen e së premtes me grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar. Gjatë fjalës së tij, Peçi e cilësuar atë si një kthim prapa ku sipas tij Shqipëria si një vend që kërkon të integrohet në BE po kthehet nga kryeministri në kodet morale.

Sipas Peçit, rikthimi në kodet morale nuk i përkasin një vendi me aspirata europiane. Ai argumentoi se e vetmja "besë" reale që kryeministri ka mbajtur ndër vite nuk është ajo me qytetarët, por marrëveshjet politike me elitën e vjetër.

Peçi u shpreh se Rama ka lidhur "Besën" me kreun e PD, Sali Berisha me Kodi Zgjedhor të 2008-ës që sipas tij solli që të mos çahet ky sistem ndër vite. "Tani, "Besa" si shtet, si themel i shtetit modern, mundet një kryeministër i cili na thotë ne do të shkojmë drejt Europës, që Europa funksionon me ligje dhe t’i kthehet kodeve morale?"

Peçi tha se Rama thotë që këta që kanë dalë, që i ka nxjerrë ky nëpër media, nuk po arrijnë dot t’ua shpjegojnë qytetarëve se cilat janë arritjet e qeverisë së tij. Domethënë gjithë kohës zoti Rama kërkon ta lërë fajin te të tjerët dhe jo te vetja.

Tani të të vij unë tani të shpjegoj me kë e ka lidhur besën zoti Rama dhe do t’ju shpjegoj me pak fjalë. Zoti Rama të vetmen besë që ka lidhur edhe ta them me bindje është besa që ka lidhur me Sali Berishën. E ka lidhur në 2008-ën me kodin zgjedhor, që e kanë bërë të pamundur që ky sistem të çahet.

*Burim: Euronews Albania, https://euronews.al/gazetari-peci-rama-ka-lidhur-besen-me-berishen-dhe-kodin-zgjedhor*
*— Redaksia ZHURMA*

Komentet