Rama: Kemi demokraci dhe zgjedhje demokratike në LDK
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, flet për kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe diskutimet me strukturat.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka demokraci dhe zgjedhje demokratike, duke iu përgjigjur pyetjeve se si është pritur brenda partisë shpallja e kandidaturës së tij për kryetar. I pyetur nëse këtë çështje e ka diskutuar më herët me strukturat e partisë, Rama tha se kjo është biseduar qysh në muajin janar, duke shtuar se «Kemi pas moti në janar». Më herët, më 30 korrik, kryetari aktual Lumir Abdixhiku ishte rikonfirmuar në krye të kësaj partie.