Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Haxhiu pret në takim të Ngarkuarën me Punë të ShBA-së, Wylita Bell

Kryetarja e Kuvendit diskutoi me diplomaten amerikane për prioritetet e legjislaturës së njëmbëdhjetë dhe bashkëpunimin bilateral.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë a.i. të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Wylita Bell. Gjatë këtij takimi, ku u trajtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane, u vunë në pah edhe prioritetet dhe puna që e pret Kuvendin në legjislaturën e njëmbëdhjetë pas kompletimit të institucioneve të vendit.

Haxhiu pret në takim të Ngarkuarën me Punë të ShBA-së, Wylita Bell
Foto: ekonomiaonline.com

Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite. «SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës», theksoi ajo gjatë bisedës me diplomaten amerikane.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →