Rama: Ka nisur sezoni i ngrohjes, synojmë zgjerimin e rrjetit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur sezoni i ri i ngrohjes dhe se po synohet zgjerimi i rrjetit të Termokosit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Ka nisur sezoni i ri i ngrohjes në kryeqytet, ndërsa furnizimi përmes ndërmarrjes publike “Termokos” po zhvillohet pa probleme. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim ku është diskutuar për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe rritjen e kapaciteteve në të ardhmen.
Rama tha se procesi i ngrohjes në kryeqytet është duke shkuar në mënyrën më të mirë të duhur pa asnjë problem. Sipas tij, nga gjithsej 25 mijë pika furnizimi që paguajnë për shërbimet e “Termokosit”, 17 mijë prej tyre tashmë janë të pajisura me matës, ndërsa synohet që ky proces të vazhdojë edhe për 8 mijë pikat e tjera.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për ecurinë e projektit «Solar for Kosovo», me synimin që punimet të nisin sa më shpejt për të siguruar një ngrohje më të qëndrueshme, më ambientale dhe më të përballueshme për qytetarët.