Rama ironizon me Lëvizjen Vetëvendosje për zhvillimet në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës ka publikuar fotografi dhe ka përdorur fraza ironike ndaj subjektit politik opozitar.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë në rrjete sociale fotografi të ndryshme lidhur me aktivitetet në kryeqytet, duke përfshirë në këtë formë një ironi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë këtij reagimi, ai ka përdorur shprehje që lidhen me fraza të përdorura më herët nga Albin Kurti. «Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI!dhe tash PROJEKTI Po e dini ju! NTM», ka shkruar Rama në postimin e tij publik.