Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada

Deputetja e LDK-së ka kritikuar Qeverinë për emërime të familjarëve dhe personave të afërt në misionet diplomatike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë për emërimet e fundit në përfaqësitë diplomatike, duke akuzuar pushtetin për sistemimin e familjarëve dhe personave të afërt në ambasada. Sipas postimit të saj në rrjetet sociale, ajo ka përmendur tri raste konkrete të këtyre emërimeve, duke përfshirë mbesën e ministrit Xhelal Sveçla në Uashington, kushërirën e Luan Dalipit në Berlin, si dhe bashkëshorten e ish-bashkëpunëtorit të tij në Ajova.

Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Foto: epokaere.com
Video · Facebook ↗

Bajrami theksoi se këto zhvillime po ndodhin në një kohë kur qytetarët po përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe besimi institucional ndodhet në pikën më të ulët. «Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën. Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju», shkroi ajo. Ajo ka publikuar edhe një video të kryeministrit Albin Kurti, ku ai fliste kundër sistemimit të familjarëve në institucione me deklaratën se «fisi është për dasma».

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme