Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rama akuzon Qeverinë për përjashtimin nga forumi i Lojërave Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ekzekutivin se ka kërkuar përjashtimin e tij nga lista e folësve në një forum për Lojërat Mesdhetare 2030.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë se ka kërkuar përjashtimin e tij nga lista e folësve në forumin “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, i organizuar nga European Investors Council (EIC). Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar se pavarësisht se Prishtina është qyteti nikoqir i “Lojërave Mesdhetare 2030”, ai është përjashtuar nga fjala me kërkesë të Ministrisë së Sportit.

Foto: gazetametro.net
Foto: gazetametro.net

Rama e ka cilësuar këtë veprim si vendim politik dhe presion ndaj organizatorëve, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për një çështje protokollare. Sipas tij, ky është mentaliteti qeverisës i kryeministrit Albin Kurti, ku projektet e përmasave ndërkombëtare tentohen të filtrohen përmes interesit partiak dhe kontrollit politik.

Kryetari i Prishtinës ka shtuar se projekti i Lojërave Mesdhetare dhe Prishtina 2030 janë shumë më të mëdha se interesat politike, komplekset dhe deficitet personale.

Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme