Kadaj-Bujupi: Opozita dështoi të përfitojë nga rënia e VV-së
Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se opozita nuk ka arritur të përfitojë nga rënia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Analistja dhe ish-deputetja e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, gjatë një paraqitjeje në emisionin «Pressing» në T7, ka vlerësuar se skena politike opozitare nuk ka arritur të përfitojë nga ulja e përqindjes së mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se qytetarët mbeten pa një drejtim tjetër alternativ. Sipas saj, brenda një periudhe prej 16 muajsh janë mbajtur tri palë zgjedhje, kohë gjatë së cilës partia fituese ka shënuar rënie nga 51 për qind në 47 për qind.
Kadaj-Bujupi ka theksuar se kjo përqindje e humbur nuk është orientuar drejt subjekteve opozitare. «Përqindja e humbur nga partia fituese, nuk ka shku në opozitë, flet që qytetarët janë pa alternativë», ka deklaruar ajo gjatë analizës së saj në këtë emision televiziv.