Rajmonda Halili flet për dilemën e zgjedhjes mes E-max dhe zirkon
Zgjedhja e materialeve për punime estetike dentare nuk duhet të bëhet vetëm nga dëshira e pacientit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Personat që planifikojnë vendosjen e kurorave, urave apo ndërhyrjeve estetike dentare ndodhen shpesh para një zgjedhjeje mes materialeve E-max dhe zirkon. Këto terma janë bërë të njohur te shumë qytetarë, megjithatë specialistja e protetikës stomatologjike, Rajmonda Halili, ka thënë se vendimi për materialin e duhur nuk duhet të merret vetëm mbi dëshirat e pacientit apo përvojat e të tjerëve. Kjo çështje u trajtua në podcastin «Shëndeti në rend të parë», i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku u diskutua për shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes, urat dentare, kurorat dhe vinerët.