Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sean “Diddy” Combs dyshohet për përleshje në burgun federal

Producenti amerikan thuhet se është përfshirë në një incident fizik me një të burgosur tjetër në Shtetet e Bashkuara.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Producenti i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs dyshohet se është bërë pjesë e një incidenti dhune brenda burgut federal Fort Dix, në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të transmetuara nga mediat, konflikti ka ndodhur me një të burgosur që mban nofkën “Dudus”. Gjatë kësaj ngjarjeje, ai dyshohet se ka marrë lëndime në kokë dhe dyshohet se është transportuar jashtë burgut për kujdes shëndetësor.

Sean “Diddy” Combs dyshohet për përleshje në burgun federal
Foto: gazetametro.net

Tensioni besohet se lidhet me pakënaqësitë e shprehura nga disa të burgosur pas një raportimi rreth kushteve dhe trajtimit preferencial që pretendohet se gëzon producenti. Kontrollet e mëvonshme të ndërmarra nga autoritetet, ku u sekuestruan telefona celularë, dyshohet se kanë rritur më tej acarimin. Pas incidentit, të dy të burgosurit raportohet se janë vendosur në izolim për dy javë, ndërkohë që autoritetet e burgut ende nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me arsyet apo vetë ngjarjen.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 27 kamera →