Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë para Komunës
Sektori privat kërkon zbatimin e vendimit të Qeverisë për pagën minimale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Punonjësit teknikë të shkollave fillore e të mesme, si dhe stafi teknik dhe ai i sigurimit fizik në Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet, do të zhvillojnë sot një protestë në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, tubimi do të nisë në orën 11:00 pranë zyrave të kësaj federate. Më pas, protestuesit do të marshojnë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës. Protesta organizohet për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale. Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.